“I dërgova një gotë birrë dhe lule”, Kledi Bahiti: Ja si lindi historia e dashurisë me moderatoren sportive

“I dërgova një gotë birrë dhe lule”, Kledi Bahiti: Ja si lindi historia e dashurisë me moderatoren sportive

Një muaj më parë, Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi u bënë prindër për herë të parë. Së fundmi, dyshja ka rrëfyer se si lindi historia e tyre e dashurisë. Të ftuar në emisionin “Rudina”, kompozitori dhe moderatorja sportive u shprehën se gjithçka nisi nga një folloë në rrjete sociale.



“Ishte një periudhë ku unë isha shumë i ngarkuar në studio, çdo histori e imja e mirë apo e keqe që më ka ndodhur në jetë, gjithë energjinë time e kam dhënë me muzikën, ka qenë studio si xhamia apo kisha ime, një kult. Ka qenë një moment që kam dalë në verandën e studios për të pirë një cigare dhe shof që më kishte bërë friend request dikush.

Zakonisht më bëjnë shumë njerëz dhe gjithmonë i anashkaloja, dikë që e njof i bëj folloë back dhe shof këtë, Pejana Elezi, thashë ç’është ky emër dhe i çoj një gotë birrë dhe një lule. Ajo ma ktheu dhe nisi kështu biseda. Një ditë ka ardhur Pejana më ka marrë në studio me makinë dhe më ka çuar në Dajt, kemi folur pothuajse gjithë natën dhe pastaj avazh avash u lidhëm”, tha Kledi.

TAGS