I ati humbi jetën nga Covid-19, Viola Spiro prek me fjalët e ndjera: Do qeshim gjithmonë si në foton e fundit

I ati humbi jetën nga Covid-19, Viola Spiro prek me fjalët e ndjera: Do qeshim gjithmonë si në foton e fundit

Moderatorja Viola Spiro humbi babain pak ditë më parë, për shkak të infektimit me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë moderatorja me anë një postimi në rrjetet sociale.



Së fundmi, ajo ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ka me babanë e saj, që nga koha kur ishte fëmijë e deri në foton e fundit.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka shkruar moderatorja shoqëruar me imazhin e një zemre të thyer.

https://www.instagram.com/p/CHVReJwDpIO/

Babai i Violës jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Thuhet se ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, çka mund të ketë sjellë rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore.

TAGS