Hysaj vendos për të ardhmen, flet agjenti i tij: Nuk do rinovojë kontratën

Hysaj vendos për të ardhmen, flet agjenti i tij: Nuk do rinovojë kontratën

Elseid Hysaj, Mbrojtësi i Napolit, i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës së tij se nuk do të rinovojë kontratën. Kjo pasi dëshiron të largohet drejt një klubi tjetër.





Ka qenë agjenti i tij, Mario Giufredi që dha këtë lajm tepër të rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar. Ai shtoi se do të mundohen të gjejnë zgjidhjen më të mirë për klubin.

Hysaj ka një klauzole lirimi prej 50 milionë euro, por kontrata me klubin e Napolit skadon në vitin 2021, prandaj mbetet të shihet si do të zgjidhet midis palëve.

“E kemi njoftuar tashmë Napolin që nuk do të rinovojmë kontratën, duke qenë se dëshirojmë të largohemi nga ky klub. Presidentin e kemi vënë në dijeni rreth 20 ditë më parë, kështu që do të mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për klubin,” pohoi Giufredi për “Radio Kiss Kiss”.

TAGS