Hungaria nuk do ta arrestonte Putinin edhe nëse ai hyn në vend, ka thënë shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas.Gulyas tha se Statuti i Romës, i cili themeloi Gjykatën Ndërkombëtare për Krime (ICC), nuk është përfshirë në sistemin ligjor hungarez.“Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë, ne nuk mund të arrestojmë presidentin rus… pasi statuti i ICC-së nuk është shpallur në Hungari”, tha Gulyas.Ai tha se qeveria e Hungarisë “nuk kishte formuar një qëndrim” në lidhje me urdhër-arrestin e ICC-së për Putinin për akuzat për krime lufte.“Këto vendime nuk janë më të mirat pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes”, tha Gulyas. “Ky është mendimi im personal subjektiv”.Orban ka qenë një aleat i vjetër i Putinit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai e ka dënuar agresionin rus, por jo Putinin. Hungaria gjithashtu nuk ka dërguar armë në Ukrainë dhe ka insistuar në ruajtjen e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike me Rusinë, raporton AlJazeera, .
Data 29.03.2024
Aktuale
- Shkurta e Hajrushi s’dinë të plaken, shfaqen më të dashuruar se kurrë duke u përqafuar në rrugë
- Policia gjobit 207 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni
- Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Kanë vjedhur bagëti nga një stallë dhe më pas i kanë shitur, arrestohen 5 persona nga Dobërdolli i Gostivarit
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Mashtrohet tetovari nga një shtetas i Shqipërisë, i merren 11 mijë euro për hapjen e një biznesi në Dubai
- Nikolloski: VMRO do të fitojë mbi 55 deputetë