Humbja e shijes dhe nuhatjes, analizohet ndryshe në rastin e gjendjes si ftohje ose tek Covid-19

Humbja e shijes dhe nuhatjes, analizohet ndryshe në rastin e gjendjes si ftohje ose tek Covid-19

Humbja e shijes dhe nuhatjes që shkakton koronavirusi ndryshon nga forma që një ftohtje e zakonshme i bën njerëzit të humbasin këto shqisat përkohësisht.

Ju nuk mund të nuhatni gjërat mirë edhe kur jeni me një ftohje sepse pasazhet tuaja të hundës janë bllokuar, ndërsa me COVID-19, simptoma duket se ka të bëjë me efektin e virusit në sistemin nervor shkruan Insider.

Gjetjet e një studimi të ri mbi këtë ndryshim mund t’i ndihmojnë klinicistët të bëjnë dallimin midis një ftohjeje dhe koronavirusit edhe nëse mjetet formale të diagnostikimit nuk janë të disponueshme.

Humbja e shqisave tuaja të shijes dhe nuhatjes janë një simptomë e zakonshme e COVID-19 ku pacientët kanë raportuar se nuk janë në gjendje të identifikojnë rastet kur ata marrin një parfum ose nuancën e një pjate të ekuilibruar.

Por, edhe gripi ose ftohja mund të shkaktojnë ndjesi të këtilla kur ne mund të humbasin ndjenjën e nuhatjes dhe shijes.

“Ka gjëra të ndryshme që po ndodhin kur bëhet fjalë për nuhatjen dhe humbjen e shijes për pacientët COVID-19, në krahasim me ato me një ftohje të keqe,” tha profesor Carl Philpott, studiuesi kryesor i hulumtimit.

Kudo nga 34% në 98% e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 do të pësojë humbje të nuhajtes, e njohur klinikisht si anosmia.

Disa do ta përjetojnë atë për më shumë se 30 ditë dhe disa mund të mos e rimarrin kurrë atë.

Për studimin e ri, një grup ekspertësh evropianë për çrregullime të tilla, përfshin në analizë 10 pacientë me COVID-19, si dhe 10 persona me ftohje të keqe dhe 10 pjesëmarrës të shëndetshëm.

Ata pastaj krahasuan rezultatet, në nivel të humbjes së shijes dhe nuhatjes në këso raste.

Studiuesit zbuluan se humbja e nuhajtes ishte “shumë më e thellë” në mesin e njerëzve të infektuar nga koronavirusi – ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat sesa të prekurit e një ftohjeje.

Ndjesia e shijes së pacientëve me COVID-19 gjithashtu ishte më e rëndë sesa rastet e pacientëve me ftohje dhe ata nuk mund të identifikonin aromat e ëmbla ose të hidhura duke përdorur “shirita shije” që reagojnë në zona të ndryshme gjuhësore.

Poashtu, këtu vlen të ceket se kur keni një ftohje, nuhatja dhe shijimi janë kryesisht të vështira sepse hunda juaj është e mbushur dhe rrugët e frymëmarrjes janë të bllokuara.

Por me COVID-19, simptomat duket se burojnë nga mënyra sesi sëmundja pushton trurin dhe sistemin nervor pasi virusi nuk ka tendencë të shkaktojë një hundë të mbushur, dyshojnë studiuesit.

Hulumtime të tjera gjithashtu kanë treguar se koronavirusi mund të ketë pasoja neurologjike potencialisht të rënda përtej sistemit të nuhatjes dhe shijes.

TAGS