Humbi të ëmën nga një sëmundje e rëndë, këngëtarja bën xhestin prekës ndaj femrave në nevojë

Humbi të ëmën nga një sëmundje e rëndë, këngëtarja bën xhestin prekës ndaj femrave në nevojë

Këngëtarja Xhesika Polo humbi nënën e saj pak kohë më parë nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e bëri me dije vetëm këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale.





Ndonëse është shumë e vështirë për të, Xhesika së fundmi bëri një shkrim, ku tregon se e ëma kishte pak vite që ishte diagnostikuar me kancer në gji. Ajo tregoi se e ëma kishte hequr gjoksin e djathtë dhe mbante një protezë silikoni, të cilën këngëtarja ka vendosur t’ia dhurojë një femre që ka nevoj për të.

‘Nuk di nga ta filloj këtë shkrim. Është shumë e vështirë për mua por po e bëj sepse e ndjej që duhet ta bëj. Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë para më pak se dy muajsh. Ajo kishte pak vite që ishte e diagnostikuar me kancer në gji. Nuk kam pasur kurrë kurajon të flas për këtë gjë por unë e di që nuk jam vetëm. E di se sa e vështirë është që të jetosh me atë sëmundje, të përballosh faktin që jeta nuk do të jetë më njësoj, të jetosh me të njëjtin vetëbesim dhe të luftosh me veten. Mami im jetoi disa vite pa gjoksin e saj të djathtë, vetëm kur e shkruaj më dhemb. E di se sa të vështirë e ka pasur pasi isha në çdo hap aty me të.

Ajo është forca ime më e madhe sepse nuk e hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra edhe pse unë e di që e vuajti shumë. Mami im mbante një protezë silikoni në raste shumë të rralla. Atë protezë unë e kam në shtëpi dhe dua t’ia dhuroj një vajze apo gruaje, pasi e di që janë të vështira për t’u marrë nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë dhe jo çdokush i ka mundësitë. E di që nuk është shumë, por kjo është ajo që mund të bëj për momentin, duke uruar që do të mundem të bëj më shumë kur të kem më shumë mundësi. Zgjedhja do të jetë rastësore, më shkruani mesazh kush ka të afërme apo mikeshë që ka nevojë për protezën dhe nuk i ka mundësitë ta blejë. Shumë faleminderit, ju dua shumë! E di që dhe mami im këtë do të donte që unë të bëja’, shkruan Xhesika.

TAGS