“Humba 16 kg muajin e parë pas lindjes”/ Klea Huta rrëfen komplikacionet pas lindjes

 “Humba 16 kg muajin e parë pas lindjes”/ Klea Huta rrëfen komplikacionet pas lindjes

Prej muajsh Klea Huta është bërë nënë e vogëlushit Krid. Ajo që na ra në sy menjëherë është se moderatorja u rikthye në top formë shumë shpejt pas lindjes. Ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku dhe fansat i kanë përsëritur të njëjtën pyetje: “Si ia ke dalë që je në super formë pas lindjes” Ndërsa Klea i është përgjigjur:



“Mendoj se është edhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, mu desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

TAGS