Hoeness: Klopp ishte afër të bëhej trajner i Bayernit

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka zbuluar se Jurgen Klopp ishte afër të bëhej trajner i Bavarezëve.

Hoeness ka folur me respekt të madh për gjermanin Klopp, duke zbuluar se menaxheri i Liverpoolit pothuajse mori drejtimin e në gjigantëve të Bundesligës në vitin 2008.

Skuadra nga Liga Premier do të presë të martën Bayernin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve të fazës së eliminimit direkt.

Lexo po ashtu:

Sipas Hoeness, gjërat mund të kishin qenë ndryshe, me Kloppin si një opsion për Bayernin 11 vjet më parë, kur ata vendosën për Jurgen Klinsmanin, ndërsa trajneri i Reds u largua nga Mainzi drejt Borussia Dortmundit.

“Personalisht, kam një mendim të lartë për Jurgen Kloppin”, iu tha Klopp fillimisht gazetarëve.

“Shumë vite më parë kemi rënë dakord për një bashkëpunim së bashku, por kemi përfunduar me nënshkrimin e Jurgen Klinsmannit”.

“Kam treguar se unë e respektoj atë dhe punën e tij shumë. Do të jetë një detyrë e vështirë për të dyja skuadrat. Shpresoj që të dalim në krye”, përfundoi gjermani.

Klopp vazhdoi të fitonte dy tituj të Bundesligës me Dortmundin përpara se të transferohej në Anfield në tetor të vitit 2015, ndërsa Bayerni punoi me trajner si Jupp Heynckes, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

TAGS