“Historia vazhdon”, Duka i emocionuar pas fitores kundër Bjellorusisë

“Historia vazhdon”, Duka i emocionuar pas fitores kundër Bjellorusisë

Armand Duka, ashtu si të gjithë tifozët kuqezi shijon fitoren e Shqipërisë kundër Bjellorusisë, një fitore që i dhuron kreun e grupit. Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Duka ka përgëzuar lojtarët dhe stafin për suksesin e arritur:



MESAZHI I DUKES
Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrificë, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në UEFA Nations League. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon…

TAGS