Het-trik nga Ronaldo, Juventus triumfon ndaj Cagliarit

Het-trik nga Ronaldo, Juventus triumfon ndaj Cagliarit

Shkëlqen Ronaldo me het-trik.

Juventus nuk ka gabuar në udhëtim te Cagliari, duke arkëtuar pikët e plota.

“Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultat 1 – 3, ku ylli portugez, Cristiano Ronaldo kompletoi het-trikun, shkruan lajmi.net.

Pas 10 minutave lojë, Cuadrado harkoi nga këndi, ku gjeti Ronaldon që zhbllokoi rezultatin duke realizuar me kokë (10′).

Portugezi me pas, u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar shifrat (25′).

Shtatë minuta më pak, Ronaldo kompletoi het-trikun me një super goditje duke bëri që portieri të mos këtë shanse ta pres (32′).

E tëra që mundi të bënte Cagliari, ishte goli i nderit i realizuar nga Simeone në pjesën e dytë (61′).

Me këtë fitore, Juventus renditët në pozitën e tretë me 55 pikë, derisa Cagliari zë pozitën e 17-të me 22 sosh.

TAGS