Hernandez te Man City? Sqaron gjithçka ylli i rossonerëve

Hernandez te Man City? Sqaron gjithçka ylli i rossonerëve

Që nga ardhja e tij nga Real Madridi dy vjet më parë, Theo Hernandez është bërë një lojtar kyç për AC Milan.

Sezoni i ri do të jetë i treti për Theo Hernandez me Milanin. Mbrojtësi francez është padyshim një nga nënshkrimet më të mira të bëra nga menaxhmenti i kuqezinjve vitet e fundit,përcjell ORAinfo.

Një goditje direkte nga Paolo Maldini i cili rrëmbeu ish –yllin e Real Madridin për gati 22 milionë euro në vitin 2019.

Në një intervistë me transmetuesin francez Telefoot, Theo foli për planet e tij për të ardhmen dhe atë që po ndodh në AC Milan. 23-vjeçari është rritur shumë që nga ardhja e tij në Itali dhe ka tërhequr vëmendjen e një klubi të rëndësishëm, por mbrojtësi është mjaft i lumtur te Milani.

Theo Hernandez është lidhur me një lëvizje në Manchester City në janar, por mbrojtësi i majtë nuk po mendon të largohet nga Milani. “Jam shumë i lumtur te Milani. Që nga dita e parë ishte një emocion i jashtëzakonshëm të vishja këtë fanellë dhe çdo ditë jam krenar për të. Ne kemi një ekip të fortë, të përgatitur mirë, ne do të punojmë më të mirën për të arritur në Scudetto këtë vit ”,ka përfunduar ylli i Milanit./ORAinfo/

TAGS