Hazard tregon se kur e mori vendimin për largim nga Chelsea

Hazard tregon se kur e mori vendimin për largim nga Chelsea
17:02 | 29 Tetor 2019

Eden Hazard ka pranuar se kishte ndarë mendjen të largohej nga Chelsea në vitin 2018, një vit para se të finalizonte përfundimisht transferimin e tij te Rael Madrid.

Spekulimet për të ardhmen e belgut në ‘Stamford Bridge’ kanë qenë të mëdha para se të transferohej përfundisht te Real Madrid, dhe 28 vjeçari pranon se këto raportime nuk ishin thjeshtë një ‘tym pa zjarrë’.

Ai megjithatë mbeti edhe për një vit te Chelsea, me të cilën skuadër fituan Ligën e Evropës, duke e mundur në finale Arsenalin.

“Tashmë kisha ndarë mendjen dhe pas Kupës së Botës i thash vetes: “Unë duhet të bashkohem me Real Madridin”, ka deklaruar Hazard, përcjell lajmi.net.

“Kjo nuk ishte e mundur dhe kalova edhe një vit tjetër në Chelsea, dhe kjo e bëri largimin tim edhe më të lehtë. Klubi e kuptoi atë dhe më lejoj të iki”./Lajmi.net/

TAGS