Haliti: Filmimet për marrjen e kufirit në Koshare u bënë dy javë pas hyrjes së NATO-s (Video)

Haliti: Filmimet për marrjen e kufirit në Koshare u bënë dy javë pas hyrjes së NATO-s (Video)

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se xhirimet që qarkullojnë në internet për marrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar janë bërë dy javë ditë pasi ka hyrë NATO në Kosovë.

Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur tendenca për ta marrë UÇK-në nën kontroll me pare dhe mënyra tjera nga Qeveria Bukoshi.

“Qëllimi i tyre dhe kërkesa e tyre ka qenë që të komandojnë dhe jo të luftojnë…Qëllimi nga Qeveria e Bukoshit ka qenë të marrë nën kontroll UÇK-në. FARK nuk ka ekzistuar”.

“Ata e kanë bërë filmimet gjoja duke rrëzuar gurët e kufijve, dy javë pasi ka hyrë NATO. Filma kanë bërë të gjithë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se është negociuar në Osllo me Ahmet Krasniqin për emërtimin FARK, por nuk është arritur ndonjë bashkim i forcave ushtarake.

“Në territorin e Kosovës nuk ka argument që ka pas FARK. Ka pas oficer të ish-ushtrisë jugosllave të shkolluar në ushtrinë jugosllave që kanë hyrë në Kosovë me idenë për të luftuar dhe i ka quar Ahmet Krasniqi. Ata kanë qenë tri grupe oficerësh. Njërin grup i ka komanduar Ahmet Krasniqi, tjetrin Bujar Bukoshi dhe një grup tjetër e ka komanduar Nik Gjeloshi”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/

TAGS