Hakim Ziyech ka një klauzolë lirimi tejet qesharake

Ajax Amsterdam mbetet ekipi më befasues i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, me holandezët që kanë mbështeten kryesisht në lojtarët e rinj.
Pas fitoreve të jashtëzakonshme ndaj Real Madrid dhe Juventus, Ajax shënoi edhe një triumft të madh ndaj Tottenham si mysafir.
Por ylli i kësaj skuadra, Hakim Zieych ka një kaluzolë qesharake për t’u larguar.
Zieych ka mahnitur këtë sezon, duke asistuar 21 herë dhe ka shënuar plotë 20 gola, transmeton lajmi.net.
26-vjeçari impresionoi edhe njëherë mbrëmë ndaj ‘’Gjelave’’, por mbetet befasuese klauzola e lirimit të tij.
Marokieni mund të largohet nga Ajax për shumën e 25 milionë funteve.
Në 130 paraqitje me ekipin holandez, ai është përfshirë në 100 gola të skuadrës, 49 gola dhe 51 asiste në 130. /Lajmi.net/