Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë gjithëpërfshirëse, por jo një përcaktues për të tjerët në rajon

Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë gjithëpërfshirëse, por jo një përcaktues për të tjerët në rajon

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johnnes Hahn, ka njoftuar se marrëveshja e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të jetë gjithëpërfshirës.

“Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë ka 35 deri në 40 faqe. Nuk pres që marrëveshja e ardhshme midis Prishtinës dhe Beogradit të jetë më e vogël, ka gjasa të ketë qindra faqe”, ka thënë Hahn, shkruan REL në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.

Duke folur në komitetin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, Hahn theksoi se marrëveshja e ardhshme duhet të jetë e qëndrueshme dhe të kontribuojë në zhvillimin e gjithë rajonit dhe nuk duhet të jetë një përcaktues për të tjerët në rajon.

Ai shprehu shpresën se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë së shpejti.

Pa marrë parasysh qëndrimet, Hahn mendon se procesi ka krijuar një klimë pozitive, pasi që palët tani po “e thirrin njëra-tjetrën” kur lind një problem për ta kapërcyer atë, gjë e cila sipas tij ”ishte e pamendueshme disa vjet më parë”.

Ndërsa duke folur për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Johannes Hahn theksoi se çdo vend që kërkon të bashkohet me bllokun evropian duhet të koordinojë plotësisht politikën e jashtme me politikën e BE-së.

“Një nga kapitujt në negociatat e pranimit përfshin gjithashtu kërkesën që çdo partner 100 për qind të mbështesë politikën e jashtme të BE-së. Nëse nuk është kështu, atëherë nuk mund të hyni në BE”, ka porositur serbët Hahn.

Sipas mediumit në fjalë, Komisioneri Europian për Zgjerim refuzoi ta quajë “Pranverë Ballkanike” një zinxhir protestash të organizuara në vende të ndryshme të rajonit, pasi sipas tij, arsyet dhe motivi i tyre është i ndryshëm. /Telegrafi/

TAGS