Haaland s’ka klauzolë lirimi

Haaland s’ka klauzolë lirimi

Borussia Dortmund do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë lojtarin gjatë verës së vitit 2022.

Drejtori sportiv i klubit, sapo ka hedhur poshtë supozimin prej kohësh të mediave gjermane se Erling Haaland ka klauzolë lirimi që kap shifrën deri në 90 milionë euro.

Sapo ka konfirmuar Hans-Joachim Watzke se nuk ekziston një gjë e tillë, kjo është thikë me dy tehe për vet klubin, për lojtarin, por në anën tjetër edhe për klubet që e duan.

“Unë nuk mund të konfirmoj një klauzolë lirimi”, u përgjigj ai, raporton Sport1.

“Më shumë se 90 për qind e kontratave tona me lojtarët nuk përmbajnë një klauzolë lirimi”, shtoi Watzke i cili, siç dihet, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Haalandin përtej 2022.

Por, atë e duan klube të mëdha si Manchester United, Manchester City, Real Madrid, Barcelona e shumë të tjera – andaj s’do të jetë e lehtë për Dortmundin që të mos ia plotësojë dëshirën sulmuesit.