Grumbullimet para derbit, gjobiten dhjetëra tifozë të Milanit e Interit

Grumbullimet para derbit, gjobiten dhjetëra tifozë të Milanit e Interit

Tifozët e Milanit dhe Interit sfiduan pandeminë në 21 shkurt, pasi mijëra prej tyre u grumbulluan para stadiumit “San Siro” në prag të derbit, për të inkurajuar dhe mbështetur skuadrat përkatëse.

Përveç, flamujve, flakadanëve e tymueseve, nuk munguan as incidentet.

Ndërsa, menjëherë pas ndeshjes policia e Milanos mori në dorë pamjet filmike, për të dënuar dhjetëra prej tyre për shkelje të akteve normative të miratuar anë kohë pandemie.

Kështu shumë tifozë janë gjobitur për grumbullim masiv, një veprim që është i ndalur aktualisht në Itali, për shkak të shifrave të larta të të prekurve nga koronavirusi, megjithatë ka pasur edhe të tjerë që janë proceduar për incidente me njëri-tjetrin.