Duke folur për akuzat që në adresë të tij kanë arritur nga ana e VMRO-së, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se Shkupi, Maqedonia, është vend i vogël dhe të gjithë njihemi kush jemi dhe kush kemi qenë.
Ai tha se nuk ka frikë aspak as nga Prokuroria, e as nga Anti-Korrupsioni.
“Jemi vend i vogël, ata po shpifin. Nuk kam frikë, as nga Prokuroria as nga anti-korrupsioni, Njerëzit na njohin, e dijnë kush kemi qenë, kush jemi. Na njohin njerëzit se sa kemi përfituar dhe kush ka përfituar. VMRO-ja sa herë më sulmon mua më rritet rejtingu sepse e dijnë qytetarët se VMRO-së I kam penguar për dicka. Unë nuk jam i shitur, po të isha nuk do të më akuzonin. Ka disa shqiptarë po edhe politikan që po dalin e flasin me gojën e me fjalorin e VMRO-së”, thotë Grubi.