Gruaja e futbollistit amerikan kap burrin duke bërë orgji/ E ndjek me pistoletë dhe thikë

Gruaja e futbollistit amerikan kap burrin duke bërë orgji/ E ndjek me pistoletë dhe thikë

E pabesueshme ajo që ka ndodhur me yllin e futbollit amerikan, Earl Thomas, kur vetëm ndërhyrja e policisë e shpëtoi atë nga plumbat e pistoletës së… gruas së tij! Ngjarja që ka tronditur sportin në SHBA ka ndodhur në Austin dhe të përfshirë janë Thomas, vëllai i tij, gruaja e tij dhe dy femra të tjera.





Sipas asaj që bën të ditur policia, gruaja e Earl Thomas, Nina, ndoqi vendodhjen e të shoqit nëpërmjt Snapchatit dhe e gjeti atë duke bërë një festë private me vëllain e tij dhe dy femra të panjohura. Ajo e ka kërcënuar dhe ndjekur burrin e saj me një “Berreta” 9mm dhe me fishek në fole.

Reagimi i Nina Thomas erdhi pasi i gjeti të katërt nudo dhe veç pistoletës mori në dorë dhe nëj thikë. Më pas i shoqi ndërhyri duke i hequr armën nga dora, teksa pas mbërritjes së policisë akuzohet për dhunë në familje dhe kanosje me armë, raporton TMZ.

Nina Thomas është pas hekurave, ndërsa Earl ka kërkuar respektimin e privatësisë pas kësaj ngjarjeje. Earl dhe Nina Thomas u martuan në vitin 2016 dhe kanë tre fëmijë. Earl së fundmi ka nënshkruar një kontratë prej 55 milionë dollarësh me Baltimore Ravens.

TAGS