Jack Grealish arriti të bëhej lojtari i parë britanik që nënshkruan një kontratë të majme sponzorizuese me atlete, në këtë rast me Puman.
Anësori i Anglisë dhe Manchester Cityt u largua nga gjigandi amerikan Nike, atletët e të cilit i kishte veshur që në hapat e parë të karrierës së tij, për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Puman prej 12 milionë euro në sezon.
Kompania gjermane ka dizajnuar tashmë fanellat e Cityt për katër vjet dhe trajneri i tyre Pep Guardiola është ambasador.
Por, si krahasohet marrëveshja e anglezit me markën e veshjeve, me lojtarët e tjerë: