Gramsh, familja që jeton në varfëri të frikshme, ushqehet vetem me hithra (Video)

Një familje në Gramsh mezi i ushqen fëmijët që fatkeqësisht përveç varfërisë kanë qenë sëmurë. “Kam vuajtur shumë, nëpër spitale kam rritur fëmijët. Dy fëmijë i kam patur me vrimë në zemër, më shumë pa bukë sesa më bukë”, shprehet babai mes lotësh.

Historia e trishtë e familjes Kishta nga fshati Mashan i Gramshit është publikuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Gjashtë anëtarët e familjes Kishta fshatin Mashan të Gramshit jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike. E gjithë banesa e tyre përmblidhet në një dhomë të vetëm 2 me 3 metra katrore. Fëmijët flenë përdhe çdo natë dhe ushqehen me hithra, pse flenë dhe pa ngrënë.

Kryefamijari, Dhimitraq Kishta dridhet teksa tregon vështirësisë e nuk i mban dot lotët.

“Këtu jetojmë të gjithë, duhen lekë unë lekë që nuk i kam. Kam vuajtur shumë, nëpër spitale kam rritur fëmijët. Dy fëmijë i kam patur me vrimë në zemër, më shumë pa bukë sesa më bukë. Në Tiranë kam fjetur në lulishte kur fëmijët kuroheshin në spitale. Tani jam vetëm , këtu kam 4 fëmijë si mos më keq. Njëherë hanë njëherë nuk hanë. Të shikonin edhe fëmijët e mi ndonjë ditë të bardhë nuk doja asgjë tjetër”.

“Faturën e energjisë elektrike dhe faturën e ujit ma paguan vëllai i madh. Nuk kam mundësi, nuk kam asnjë shpresë më. Zoti vetëm ai e di si do shkojë halli im”, shprehet babai i katër fëmijëve, duke lotuar nga dhimbja që e ka kapluar.

TAGS