Grabitja në Rinas, ekspertiza mjekoligjore konfirmon: Viktima në Tapizë është Admir Murataj

Grabitja në Rinas, ekspertiza mjekoligjore konfirmon: Viktima në Tapizë është Admir Murataj

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori. Sipas ekspertizës, Murataj është vrarë nga një plumb dhe se gjurmët e gishtave të viktimës tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Admir Muratajt.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shty seancën gjyqësore për një 14 maj për shkak të mungesës së aktit të vdekjes.

Lexo po ashtu:

Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Murataj.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma çregjistrimi.

Lexo po ashtu:

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda Aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. /Telegrafi/

TAGS