Goli jashtë fushe, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

Goli jashtë fushe, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

UEFA ka marrë vendimin e madh mbi golin jashtë fushe duke e përjashtuar si mundësi në sezonin e ri futbollistik.


Ky rregull ishte bërë problem për mjaft skuadra të cilat ankoheshin për padrejtësi, por UEFA ka gjetur zgjidhjen. Goli në fushën kundërshtare nuk do të ketë më asnjë vlerë dhe në rast se të dyja skuadrat shënojnë sasi të barabartë golash atëherë do t’i drejtohesh shtesës dhe më pas penalltive. Lajmin e madh e bëri të ditur vetë UEFA nëpërmjet një postimi në “Twitter” duke shkruar:

“Goli jashtë fushë nuk do të jetë më pjesë e kompeticioneve të UEFA-s në sezonin 2021-2022, shkruan PanoramaSport.

Rastet kur të dyja skuadrat do të kenë numër të barabartë golash të shënuar, do t’i drejtohen minutave shtesë dhe më pas penalltive”, shkruan UEFA.

TAGS