Goldi publikon foton e parë me djalin, vjen me mesazh prekës

Goldi publikon foton e parë me djalin, vjen me mesazh prekës

Gold Ag dhe Ermira Shkodra tani janë një çift tejet i dashur për publikun.

Ata i dhanë fund beqarisë pak muaj më parë me një dasmë tejet private, përcjell ORAinfo.

Së fundi çifti janë bërë prindër për herë të parë.

Sot, Goldi ka publikuar një foto ku shfaqet me djalin duke u larguar nga spitali.

E me këtë rast ai ka falënderuar të gjithë ata që i mbështetën gjatë këtij rrugëtimi.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020”– ka shkuar Goldi/ORAinfo/

TAGS