GLPS kërkon formimin e një grupi të unitetit politik për dialogun

GLPS kërkon formimin e një grupi të unitetit politik për dialogun

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron se rezoluta, projektligji dhe platforma shtetërore për dialogun Kosovë – Serbi, kanë të meta dhe paqartësi serioze dhe se të tre dokumentet kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike.

Përmes një konference për media, hulumtuesi, Përparim Kryeziu ka publikuar një analizë përmbledhëse mbi këto tre dokumente, ku sipas tij, rezoluta ka dështuar dhe nuk e siguron ruajtjen e kufijve të sotshëm.

Për projektligjin, Kryeziu tha se përgënjeshtron tre pozitat kryesore publike të hartuesve të saj dhe se platforma nuk e anulon mundësinë që në bisedime të diskutohet për territore.

Duke u bazuar në këtë analizë, Kryeziu u shpreh se GLPS e sheh të pafavorshëm finalizimin e dialogut në këtë rrethana.

Mes tjerash, hulumtuesi i GLPS-së dha disa rekomandime.

Ai kërkoi formimin e një grupi joformal gjithëpartiak, apo grup i unitetit politik që përbëhet nga gjithë kryetarët e partive politike parlamentare.

Ai po ashtu tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kulmojë me një marrëveshje politike e cila para së gjithash adreson çështjet kryesore në mes dy vendeve.

Sipas tij, është Serbia ajo është që duhet të bëjë kompromisë dhe jo Kosova. /Telegrafi/

TAGS