Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Adem Ramadani” në Prishtinë, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Pas orës 22:00 në rrugën “Adem Ramadani” ka ndodhur fillimisht një mosmarrëveshje e shkaktuar me një zënkë mes dy grupeve të caktuara. Njëri grup i përbërë nga dy persona tjetri grup nga tre persona. Në grupin e përbërë nga dy persona njëri ka mbetur i plagosur në këmbë. I plagosuri dhe personi tjetër kanë thënë që nuk i njohin tre personat.
Sipas Bajramit, Policia ka dal në vend të ngjarjes dhe nuk i ka hasur tre personat tjerë në vend të ngjarjes.
Rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet e policisë./Telegrafi/