Gjithçka gati që ylli i madh të zbarkojë në San Siro – Milani po e bën transferimin e vitit

Gjithçka gati që ylli i madh të zbarkojë në San Siro – Milani po e bën transferimin e vitit

Milani përgatitë ofertë për Iscon.

Isco Alcoron pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll prej dy vitesh nuk është një startues te Los Blancos dhe pritet të largohet.

Edicioni i fundit ishte ndër më të dobëtit për të, pasi nuk luante shumë dhe kishte rënie forme.

Megjithatë Milani vazhdon të besoj në aftësitë e spanjollit dhe dëshiron ta transferojë gjatë verës.

Rossonerët kanë bërë gati 18 milionë euro për transferimin e fantazistit, edhe pse Los Blancos synojnë rreth 25 milionë nga shitja e tij.

Gjithsesi sipas mediave italiane, marrëveshja mund të arrihet për 18 milionë plus tre të tjera në formë bonusesh.

TAGS