Gjithçka filloi si një sherr verbal brenda një lokali – u plagosën në Laç, dy kushërinjtë vdesin në Tiranë (Video)

Gjithçka filloi si një sherr verbal brenda një lokali – u plagosën në Laç, dy kushërinjtë vdesin në Tiranë (Video)

Dy të rinj, të cilët mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri sot në mbrëmje në qytetin e Laçit kanë ndërruar jetë pak çaste më parë në një spital privat në Tiranë.

“BalkanWeb” mëson se dy të rinjtë që humbën jetën janë Mikel Jushi (35 vjeç), si dhe Jani Jushi (30 vjeç), kushërinj mes tyre.

Mediumi në fjalë shkruan se ka siguruar detaje të reja për përplasjen me armë zjarri në Laç.

Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.

Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, e cila përfundoi me dy persona të vdekur.

TAGS