Gjilani – Trepça ‘89, KEK-u vs Drenica, mbyllen pjesët e para

Gjilani – Trepça ‘89, KEK-u vs Drenica, mbyllen pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e javës së 24-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Në Gjilan po përballen Gjilani dhe Trepça ’89, ndërkohë në “Agron Rama” të Obiliqit po përballen KEK-u me Drenicën, raporton Gazeta Express.

Gjilani po e mund 1-0 Trepçën ‘89 pas 45 minutave lojë.

Golin e epërsisë për vendasit e ka shënuar Wilber Perez në minutën e dytë të ndeshjes. Ai realizon me kokë pas harkimit të bukur të Endrien Maganit.

Ashtu edhe siç pritje, KEK-u po humb 1-2 nga Drenica pas 45 minutave lojë.

Rezultati u zhbllokua me anë të Qemail Elshanit në minutën e katërt, kurse në atë të 13’ Kreshnik Uka shënoi për 2-0.

KEK-u ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 37’, Isa Eminhaziri shënoi për 1-2. /Gazeta Express/

TAGS