Gjilani përfundon pushimet, nisin përgatitjet për sezonin e ri

Gjilani përfundon pushimet, nisin përgatitjet për sezonin e ri

Mes një atmosfere pozitive futbollistët e Gjilanit dhe prurjet e reja, patën mundësinë që sot në grumbullimin e parë të njoftohen nga afër me bashkëlojtarët e tyre, me të cilët sot startojnë një rrugëtim të ri në fanellen e klubit tonë.

Para fillimit të seancës stërvitore sot i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit Florim Zuka, i cili përshëndeti të gjithë futbollistët dhe ju uroj mirëseardhje futbollistëve të rinjë të Gjilanit.
Ai tutje ju dëshiroi shëndet dhe një kampionat të mirë e me shumë rezultate pozitive të gjithë futbollistëve, të skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

Seanca stërvitore e cila ishte dhe e para, ishte kryesisht e lehtë dhe ajo filloi me një vrapim të lehtë, si nxemje për futbollistët.Numri një i shtabit teknik, Gentjan Mezani, së bashku me ndihmësin e tijë Alban Hyseni dhe trajnerin e portierëve Afrim Ajdini, në programin e stërvitjes së sotme kishin planifikuar edhe disa ushtrime tjera fizike dhe disa teknike, ku në vazhdimin e stërvitjet futbollistët punuan me top.

Në seancën e sotme stërvitore prezent ishin të gjithë futbollistët e skuadrës, ku nga sot ata do të vijojnë punën së bashku me shtabin teknik të skuadrës, për përgaditje sa më të mirë për edicionin e ri garues në Ipko Superligë.

Gjilani përgaditjet do ti vijoj edhe ditën e nesërme, të cilat janë të planifikuara të mbahen në orarin e njejtë sikurse ato të sotmet. /Lajmi.net/ 

TAGS