Gjiganti i Serie A po e transferon Sabastien Haller

Gjiganti i Serie A po e transferon Sabastien Haller

Sebastien Haller te gjiganti italian.

Sulmuesi i Ajax, Sebastien Haller po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 20 gola në 22 ndeshje, 10 prej tyre në Champions League.

27-vjeçari po luan sezonin e karrierës dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Haller mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë në garë për të është përfshirë Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kërkesat e larta të Fiorentinës për Vlahovic, kanë bërë që Agnelli të kthej vëmendjen kah Haller.

Haller ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro, shifër të cilën Biankonerët janë të gatshëm ta paguajn.