Gjermania tregon edhe njëherë tjetër se nuk vdes kurrë, i shënon katër gola Portugalisë

Pancerat marrin fitoren e parë në grup, duke mposhtur 4-2 Portugalinë dhe duke u pozicionuar tashmë të dytët pas Francës.


Pas një goli të anuluar të VAR për gjermanët, ishte Portugali që realizoi e para. Një kundërsulm rrufe. Bernardo Silva gjeti Diogo Jota, që më pas ka pasur për Ronaldon, i cili me portën e boshatisur ka realizuar. Golin i parë që i shënon Gjermanisë në karrierën e tij.

Gjermania rriti presion dhe barazoi. Gosens dha një super asist për Havertz, por Dias ishte ai që devijoi te porta e tij. Më pas vjen edhe goli i dytë. Në fat është sërish autogol, këtë herë Guerierro. Gjermania përmbys që në pjesën e parë 1-2.

Në të dytën, Havertz shënon golin e tretë në minutën e 51-të. Sulmuesi i Chelsea nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në rrjetë pas pasimit të Gosens.

Ky i fundit, më i miri në fushë për gjermanët me 2 asiste, shënon edhe  vetë me kokë.  Gjermania bëhet skuadra e parë që shënon katër gola në një ndeshje të Euro 2020. Por në minutën e 67-të, Jota ngushton diferencën falë asistit të Ronaldo-s. Gjithsesi, Gjermania menaxhon mirë deri në fund dy golat avantazh.

TAGS