Gjendet trupi i një burri të vdekur në afërsi të Zhirovnicës
Trupi i një burri të vdekur është gjetur në afërsi të rrugës rajonale që çon nga Mavrova drejt Dibrës. Tani për tani nuk është i njohur identiteti dhe shkaku i vdekjes. Sipas informacioneve të para, trupi kur është zbuluar ka qenë në fazë të dekompozimit.
Nga SPB Tetovë informojnë se pas denoncimit dje (27.07.2021 rreth orës 15:40), nëpunësit policorë kanë dalë në terren. Në vendin “Zhirovniçko ançe” në afërsi të rrugës rajonale Dibër – Mavrovë është gjetur një trup njeriu.
Sipas autorizimit të Prokurorit publik, inspektim ka bërë ekipi i DPB Gostivar dhe trupi është dhënë për obduksion. Identiteti i personit dhe shkaqet që kanë çuar drejt vdekjes do të përcaktohen pas obduksionit të bërë.