Gjendet kërpudha me peshë prej 5.5 kg

Gjendet kërpudha me peshë prej 5.5 kg

Një banor i fshatit të vogël Ilic, afër qytetit lindor Erzincan të Turqisë, mbeti i habitur kur gjeti kërpudhën me peshë prej 5.5 kilogramëve.

Fatih Akgun me miqtë ka mbledhur këpurdha në lokacionin Isvan, ndërsa me këtë rast gjeti kërpudhën prej 5.5 kilogramëve.

Përveç se bëhet fjalë për lloj të rrallë, po ashtu është e rrallë që ajo të arrijë këtë peshë.

Akgun për AA tha se me miqtë gjatë muajit maj dhe qershor çdo vit mbledhin kërpudha në këto hapësira.

“Më herët nuk kam pasur rastin të shoh këtë lloj, por edhe me këtë peshë”, tha Akgun.

Ai shtoi se bëhet fjalë për kërpudhë shumë të shijshme dhe se çmimi i kilogramit të saj varion mes 80 dhe 100 lira (20 dhe 25 euro).

Shiko Videot:

TAGS