Gjashtë ‘mëkatet’ e Zinedine Zidanes në dështimin e Real Madridit deri tani – nga rotacioni, te mosbesimi i talentëve

Gjashtë ‘mëkatet’ e Zinedine Zidanes në dështimin e Real Madridit deri tani – nga rotacioni, te mosbesimi i talentëve

Real Madrid nuk ka arritur të fitojë trofeun e tyre të parë këtë sezon pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës me Zinedine Zidanen që nuk ka arritur të zgjidhë disa çështje që mund të ndihmojnë Los Blancos që të përmirësohen në fushë.

Dyshimet qëndrojnë mbi shanset e Real Madridit për të fituar një trofe në 2020/21, pasi ekipi gjithashtu ka hasur në vështirësi në La Liga ku Atletico Madrid duket dominuese.

Le të hedhim një vështrim gjashtë çështjeve që Zidane ka këtë sezon.

1.Vështirësi në rotacion

Pas disa rezultateve të këqija në nëntor, Zidane ka zgjedhur të njëjtën formacion fillestar pa ndryshime edhe pse lojtarët paraqiten çdo tre ditë për shkak të ndeshjeve të shumta.

Ndryshimet e francezit kanë pasur sukses në të kaluarën dhe e mbajtën ekipin të freskët dhe të aftë për të garuar si në Ligën e Kmapionëve ashtu edhe në La Liga.

2.Pak besim te të rinjtë

Lojtarëve të tillë si Martin Odegaard, Vinicius Junior, Eder Militao dhe Rodrygo Goes nuk kanë pasur minuta në dy muajt e fundit.

Kjo është një goditje serioze për besimin e tyre, pasi Zidane ende nuk ka gjetur një mënyrë për t’i integruar ata në ekip.

3.Futboll shumë i parashikueshëm

Real Madridi është bërë një ekip relativisht i lehtë për t’u lexuar, pasi Los Blancos nuk kanë elementin e befasisë për sa i përket ndryshimeve taktike para ose gjatë ndeshjeve.

4.Ndryshimet e vona në ndeshje

Kampionët në fuqi të La Liga po hasin në vështirësi në kthimin e ndeshjeve kur kundërshtarët kalojnë në epërsi.

Kjo është kur ata kanë nevojë për një shtytje nga stoli, megjithatë Zidane shpesh reagon shumë vonë me ndryshimet e tij, ku zëvendësuesit që shkelin në fushë, futen në minutat e fundit të ndeshjeve.

5.Mungesa e përqendrimit ndaj ekipeve të vogla

Real Madrid ka mposhtur Barcelonën, ​​Atletico Madridin dhe Sevillën dhe ka lënë pikë kundër Cadiz dhe Elche të sapo-promovuar, Alaves dhe Valencia.

Paraqitjet e tyre të dobëta kundër ekipeve të vogla mund të fajësohen për mungesën e përqendrimit ose paaftësinë e tyre për të shënuar ndaj skuadrave që mbrohen thellë.

6.Sulmi dhe mbrojtja mund të përmirësohen

Thibaut Courtois ka qenë i shkëlqyeshëm në pjesën e parë të sezonit në La Liga dhe e ka shpëtuar Real Madridin disa herë.

Numrat e Los Blancos në sulm dhe mbrojtje nuk janë jashtëzakonisht mbresëlënës, por mund dhe duhet të përmirësohen nëse duan të garojnë për tre trofetë e mbetur.