Giroud ‘selam’ Interit para derbit

Giroud ‘selam’ Interit para derbit

Giroud: Ndeshja me Interin është e rëndësishme, por jo vendimtare.

Këtë vikend luhet derbi i madh i Milanos.

Skuadra e Milanit do të ballafaqohet me Interin të dielen nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes futbollisti i Milanit, Olivier Giroud e ka cilësuar këtë takim si të rëndësishme por jo vendimtarë.

“Ne mund ta shtyejmë Interin dhjetë pikë pas nesh, gjë që nuk do të ishte keq, edhe nëse shumë ndeshje kanë mbetur para fundit të sezonit”.

“Është një lojë e rëndësishme, por ende jo vendimtare. Kundërshtarët janë vërtet të fortë, por nëse luajmë siç dimë, mund të fitojmë”.

“Ne duhet të kemi vetëbesim dhe të respektojmë kundërshtarin, gjë që nuk do të thotë të frikësohemi”.

Giroud tha se shpreson të luajë më shumë përkrah Zlatan Ibrahimovic.

“Ne mund ta bëjmë atë, të paktën në disa ndeshje. Pioli tani për tani është duke bërë zgjedhje të ndryshme, por shpresoj që në të ardhmen të luaj më rregullisht me Ibrën”.

Giroud zbuloi futbollistin e Interit më të rrezikshëm.

“Lautaro është i rrezikshëm, por Interi ka shumë lojtarë të rëndësishëm. Megjithatë, fati është në duart tona, nëse bëjmë atë që dimë, mund të fitojë”, tha Giroud.

Milani momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura.

TAGS