Giroud befason me klubin e ri

Giroud befason me klubin e ri

Inter Miami thuhet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i Olivier Giroud në janar.

Ekipi i David Beckham nuk po kalon formë të mirë në MLS dhe dëshiron të përforcohet.

Giroud mund t’ju bashkohet ish-bashklojtarëve të tij, Blaise Matuidi me të cilin luanin tëk Kombëtarja franceze dhe Gonzalo Higuain i cili qëndroi tek Chelsea për një vit ku të dy fituan Europa League.

Kampioni i botës me Francën, ka luajtur vetëm 33 minuta gjithsej në Premierligë këtë sezon dhe ka shënuar vetëm një herë, gjë që ka bërë francezin të mendojë largimin.

Agjenti i Giroud, Michael Manuello, konfirmoi se trajtimi i klientit të tij nuk është “i drejtë”.

“Që nga shtatori gjërat kanë ndryshuar, ai nuk po luan si më herët, por kjo nuk do të ndikojë në performacat e tij për Kombëtaren. Tani janë investuar më shumë se 150 milionë sterlina, por nuk duhet të jeni ekspert të dini që Lampard preferon të fusë në lojë Tammy Abraham para tij”, tha Manuello, transmeton lajmi.

“Pra, në qoftë se gjërat qëndrojnë kështu, në dhjetor do të shqyrtojmë opsionet tona”, deklaroi agjenti.

Giroud ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje për Kombëtaren franceze, duke numëruar edhe dy golat ndaj Suedisë javën e kaluar.

TAGS