Genta Ismajli zbulon planet e dasmës: Do të bëj dy, një tradicionale, një klasike

Genta Ismajli zbulon planet e dasmës: Do të bëj dy, një tradicionale, një klasike

Këngëtarja Genta Ismajli është duke jetuar historinë e saj më të bukur të dashurisë. Këngëtarja prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Hysen Usta.



E ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Ëake Up”, këngëtarja zbuloi disa detaje nga martesa me partnerin e saj. Ajo u shpreh se ka menduar të bëjë dy dasma, një tradicionale dhe një klasike, teksa shton se e ka ëndërr të vesh fustanin e bardhë.

“Po e mendoja dhe këtë gjë, martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do të më ndryshojë mua edhe po të kem familjen. Do i kisha bërë të dyja dasmat, por ndoshta më shumë anoj nga klasikja. E kam menduar dasmën, sepse është ëndërr e çdo femre të veshë fustan të bardhë të krijojë një familje të mirë”, u shpreh Ismajli.

Më tej, Genta tregoi se partneri i saj turk e thërret me përkëdheli “llokum me arra” dhe se e mbështet shumë në karrierën e saj.

TAGS