Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi shijojnë dashurinë e tyre. Jeta e ish-gruas së reperit, nga shamia te partneri i ri

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi shijojnë dashurinë e tyre. Jeta e ish-gruas së reperit, nga shamia te partneri i ri

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë ndër çiftet më të diskutuara. Ajo që dikur nisi si një marrëdhënie pune në muzikë, shpejt u shndërrua në një dashuri të madhe mes dy këngëtarëve. Kujtojmë se Genci më herët ka qenë i martuar dhe ka një djalë nga martesa e parë. Genci e Arta, ish-bashkëshortja e tij, përbënin një nga çiftet më të bukura të showbiz-it. Ai këngëtar dhe ajo modele, u deshën, fejuan e martuan, për të përbërë një nga çiftet më të bukura publike. Ndonëse shfaqeshin të lumtur rrugëve të qytetit, martesa mes dyshes në fjalë zgjati shumë pak.



Posa erdhi në jetë djali i tyre Gjini, çifti i ndanë rrugët, për t’u bërë ish-çift dhe për të mbetur vetëm prindërit e Gjinit, që u rrit pranë të atit. Arta, nga një ish-modele, vendosi t’i dedikohej fesë islame, duke u veshur edhe me ferexhe. Ish-modelja tashmë ka krijuar një jetë të re në krahët e një personi tjetër. Ajo është shkëputur nga vëmendja e mediave dhe ka zgjedhur ta jetojë dashurinë e re larg vëmendjes së publikut. Nga ana tjetër, Genci përditë e më shumë po shijon publikisht dashurinë e tij me të fejuarën disa vite më të vogël, Eni Koçin.

TAGS