Gati transferimi i dytë për Milanin, radhën e ka mbrojtja

Gati transferimi i dytë për Milanin, radhën e ka mbrojtja

Rradhën e ka mbrojtja, gati transferimi i dytë për Milanin.

Milan është duke punuar që ti sigurojë Stefano Piolit shërbimet e një mbrojtësi kualitativ dhe bëhet fjalë për Fikayo Tomori për të cilin Paolo Maldini po mundohet që të arrijë një marrëveshje.

Pas arritjes së Soualiho Meite tashmë Milan nuk e ka ndërmend që të ndalet në merkato.

Tomori aktualisht nuk është në planet e Frank Lampard mirëpo ky i fundit dëshiron largimin e tij vetëm në formë huazimi.

Vetë futbollisti ka pranuar se dëshiron që të transferohet tek skuadra e Milanit.

Siç raporton Tuttosport, ky transferim mund ti kushtojë skuadrës së Milanit 27-30 milionë euro por me shumë gjasa njëherë do të arrihet një marrëveshje huazimi dhe pastaj Rossonerët do të kenë të drejtën për të blerë shërbimet e tij.

TAGS