Cody Gakpo është një lojtar i Liverpool. Skuadra angleze arriti të bindë sulmuesin dhe ekipin e PSV Eindhoven për ta transferuar në Premier League. Liverpool do t’i kushtojë më shumë se 50 milionë Euro ku përfshihen edhe bonuset.
Gakpo largohet nga kampionati holandez si shënuesi më i mirë deri më tani në këtë sezon, ndërsa bëri një paraqitje për tu vlerësuar në Botëror me holandën ku realizoi 3 gola.
Cody Gakpo synohej edhe nga Manchester United, por oferta e Liverpool ishte më bindëse. 23-vjeçari i rritur i formuar tek akademia e PSV do të largohet ku është pjesë e ekipit të parë prej 2018. Te skuadra e Jurgen Klopp ishte i nevojshëm ky përforcim pas lëndimeve të Luis Diaz dhe Diogo Jota.