Futbollisti shqiptar refuzon rinovimin, largohet nga Arsenali me parametër zero

Futbollisti shqiptar refuzon rinovimin, largohet nga Arsenali me parametër zero

Shkodran Mustafi ka refuzuar ofertën e Arsenalit për të rinovuar kontratën në “Emirates” dhe pritet të largohet nga “Topçinjtë” me parametër zero në fund të sezonit.



28-vjeçari, i cili po luan shumë pak në skuadrën e Artetës, dëshiron të provojë një aventurë të re. Për shërbimet e qendërmbrojtësit, Lacio dhe Napoli ishin dy klubet që shfaqën interes gjatë merkatos së verës dhe pas dy muajsh do të kenë mundësi të arrijnë akordin me futbollistin.

TAGS