Futbollisti ‘rrëmbehet’ në ndeshjen e pensionimit

Një vaki e padëgjuar më parë vjen nga Italia.
Bëhet fjalë për futbollin amator 55 vjeçar, Ignazio Barbagallo, që ka përgatitur një ‘kryevepër’ në ndeshjen e tij të fundit si futbollist.
Ignazio Barbagallo, një futbollist amator 55-vjeçar, i njohur për shakatë e tij, ishte duke luajtur ndeshjen e fundit për Viagrande gjatë fundjavës së kaluar dhe vendosi të largohej me një zhurmë të madhe.
Në ndeshjen e fundit, Barbagello bëri sikur është marrë peng nga disa persona të panjohur, që kishin ulur helikopterin në fushën e lojës.
Problemi i vetëm ishte se çdo gjë ishte e parapërgatitur nga vetë Barbagello.
Ky veprim i tij i ka kushtuar Viagrandes me skualifikimin e fushës për një muaj./Lajmi.net/
[embedded content]
[embedded content]