Fundjava e Yuri Kim/ Shëtitje në këmbë në pazarin e Gjirokastrës

Fundjava e Yuri Kim/ Shëtitje në këmbë në pazarin e Gjirokastrës

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zgjedhur Gjirokastrën për të kaluar këtë fundjavë. Ambasadorja e bëri privatisht vizitën dhe pati rastin të shijojë gatimet tradicionale të zonë. Znj. Kim vizitoi Libohovën, kalanë e Gjirokastrës dhe shëtiti në rrugët dhe sokakët me kalldrëm të qytetit të UNESCO-s.



Në Pazarin e restauruar, zonja Kim qëndroi më gjatë. Ajo hyri dhe bleu objekte turistike pothuajse në të gjitha dyqanet e artizaneve dhe antikuarëve në Zonën Historike.

TAGS