Françeska Jaçe i jep fund lidhjes me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës

Françeska Jaçe i jep fund lidhjes me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës

Ish-pjesëmarrësja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka shkëputur lidhjen me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, Albi Doka.



Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo, në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”.

Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili qëndroi indiferent. Ndërkohë, Françeska, prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, provoi një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist.

Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot hot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin. Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”.

Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e klubit kroat, “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.

Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen. Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”-in e tij, ku të pozojë me Françeskën.

TAGS