Fotot/ Spikat deputetja e PS, kombinon fustanet me maskat

Fotot/ Spikat deputetja e PS, kombinon fustanet me maskat

Prej muajsh në vendin tonë vijon beteja nda COVID. Pas karantinës vendi i është kthyer normalitetit të ri, ku kushdo përpiqet të respektojë masat. Natyrisht që më kryesorja është maska, që tanimë është vendosur me ligj që duhet të mbahet në ambjete të mbyllura. Disa i respektojnë këto masa, disa jo, por duket se deputetët që janë gjithmonë në sytë e publikut janë të “detyruar” ta mbajnë.



Do të spikasim sot deputeten e PS në Fier, Antoneta Dhima e cila duket se veç maskës, ruan edhe stilin. Në fotot e shkëputura kemi disa nga fustanet e saj, që tanimë nuk kombinohen më me këpucët apo çantën, por me maskën. Në disa shkrepje ajo shfaqet teksa mban veshur fustanin dhe maskën identike me copën e fustanit. Ndoshta kjo është një ide e mirë për tu përdorur në këto ditë pandemie.

TAGS