Foto/ U hodhi para striptisteve në një klub nate, reagon Dua Lipa

Foto/ U hodhi para striptisteve në një klub nate, reagon Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është kritikuar së fundmi, pasi publikoi një video në “Twitter”, ku shihej në një klub nate me striptiste, teksa u hidhte para kur kërcenin.





Këngëtarja shoqërohej nga Lil Nas X, Rosalia dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

“Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”, shkruanin mes të tjerash njerëzit që kishin publikuar videon. Pas shumë kritikash Dua ka vendosur të reagojë.

Ajo ka publikuar një foto nga festa e çmendur në profilin e saj të Instagramit dhe shprehet se e ka ditur ç’po bënte. “Lizzo na ftoi në “Vajzat e Çmendura” për të festuar fitoret e saj në Grammy dhe unë e dija saktësisht se çfarë duhet të bëja. Mbështetje për bandën e vajzave lokale”, shkruan ajo krahas fotos.

duja4

TAGS