Foto/ Rama takon Ermal Metën: Kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, bëmë një bisedë të këndshme

Foto/ Rama takon Ermal Metën: Kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, bëmë një bisedë të këndshme

Edi Rama, kryeministri i Shqiperise ka takuar këngëtarin e famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.


Rama publikon një foto krah këngëtarit Ermal Meta, ndërsa thekson se ka zhvilluar me të një bisedë të këndshme në zyrën në Kryeministri.

Ndërkohë, në foto shihet se këngëtari i famshëm në Itali mban në dorë një bllok të dhuruar nga kryeministri Rama, siç duket, me veprat artistike të këtij të fundit.

“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

TAGS