Foto/ Dafina Zeqiri bën familjare lidhjen me Dj Geek

Foto/ Dafina Zeqiri bën familjare lidhjen me Dj Geek

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, prej kohësh janë në një lidhje, por vetëm pak kohë më parë vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre.





Siç duket dhe nga postimi  në “Instagram”, Dafina ka vendosur ta bëjë dhe familjare lidhjen, pasi ka prezantuar të ëmën me partnerin e saj.  Në videon e postuar nga këngëtarja, Dj Geek shfaqet krah për krah me vjehrrën, ndërsa këngëtarja duket e lumtuar që ata shkojnë mirë së bashku.

Vetëm pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në “Instagram”, ku i shprehte dashurinë partnerit.

TAGS