Formacioni i ‘çmendur’ i Real Madridit nëse i realizojnë objektivat e tyre

Formacioni i ‘çmendur’ i Real Madridit nëse i realizojnë objektivat e tyre

Ky mund të jetë formacioni i ‘çmendur’ i Real Madridit nëse i realizojnë objektivat e tyre.

Real Madrid pritet që në afatin veror të bëjë disa transferime të mëdha.

“Los Blancos” synon transferime në mënyrë që të përforcojë skuadrën për të garuar për trofe, siç janë La Liga dhe Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Prioriteti kryesor i Realit është Kylian Mbappe, që thuhet se ka refuzuar rinovimin dhe ëndërron kalimin në “Santiago Bernabeu”, transferim që do kushtojë afro 200 milionë euro.

Pos kësaj, sipas Marca, Real Madrid ka arritur marrëveshje me David Alaban e Bayern Munich, i cili do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 12 milionë euro për vit.

Nga ana tjetër, pritet që qendërmbrojtësi Raphael Varane ndoshta të largohet sepse dëshiron sfidë të re dhe flitet për kalimin e mundshëm në Premierligë.

Ky mund të jetë formacioni i Realit nëse kompleton transferimin e Mbappe dhe Alaba.

4-3-3: Courtois; Carvajal, Ramos, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Valverde; Hazard, Benzema, Mbappe.

TAGS